• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, October 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home PRIZRENI ME RAJON

Një muaj paraburgim për djalin që vrau babain në Prizren

tvprizreni by tvprizreni
December 27, 2020
in PRIZRENI ME RAJON
0
Një muaj paraburgim për djalin që vrau babain në Prizren
0
SHARES
397
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për veprën penale vrasja e rëndë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Gjyqtari i procedurës paraprake– Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 25.12.2020 deri me datën 24.01.2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Gjithashtu në seancën dëgjimore prokurori i shteti ka propozuar që ndaj të pandehurit M.H., të bëhet ekzaminimi psikiatrik. Andaj Gjykata duke vepruar sipas propozimit të prokurorit ka lëshuar URDHËRESË – për ekzaminim psikiatrik, që duhet të kryhet brenda afatit prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit M.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri M.H., me datë 25.12.2020, rreth orës 13:50 minuta, në Prizren, afër shtëpisë së të ndjerit, e privon nga jeta anëtarin e familjes – babain e tij F.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake i pandehuri merr një thikë në kuzhinë, mjet ky i përshtashëm dhe i rrezikshëm për rrezikimin e jetës dhe shëndetit, del në rrugë para shtëpisë së tij dhe në momentin që e vëren babain e tij që zbret nga kamioni, i pandehuri fillon ta godas disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe në qafë në arterien ku si pasojë, i dëmtuari F.H., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes Free
online free course
download mobile firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy paid course free download
Previous Post

Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të Thaçit dhe Veselit

Next Post

Dy vëllezër nga Suhareka vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Next Post
Dy vëllezër nga Suhareka vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Dy vëllezër nga Suhareka vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Të Fundit

Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

October 4, 2023
Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

October 4, 2023
Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

October 4, 2023
Bankat shtrenjtojnë normat e interesit e rrisin fitimet e tyre

Investimet direkte në Kosovë arrijnë mbi 443 milionë euro për 7 muaj

October 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

October 4, 2023
Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

October 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.