Home LAJME Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj në Prizren

Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj në Prizren

0
Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimi prej një muaji, ndaj B.G., i cili dyshohet se mesnatën e 17 tetorit ka sulmuar me thikë partneren e tij dhe vajzën e saj të mitur në Prizren.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa e Prokurorisë ka qenë e bazuar. B.G. dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gruaja 49-vjeçare dhe e bija e saj 12-vjeçare kishin marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Të dyja janë hospitalizuar për intervenim kirurgjik. Gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar në Spitalin e Prizrenit është stabile, dhe nën monitorim të vazhdueshëm në mjekimin intensiv qendror.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin në hyrje të banesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here