Gjykata Themelore në Prizren, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaj, të pandehurit A.D., , e për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi i materialeve të votimit”.
I pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i pandehuri.
Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit.
Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës.
“Më datë 07 qershor, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në keqpërdorim të detyrës, pozitës dhe autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim që të pengojë vijueshmërinë normale të zgjedhjeve, dhe pengimin e shprehjes së lirët ë vullnetit të qetarëve, i pandehuri A.D., i merr dhe i fsheh gjashtë (6) fletëvotime të zbrazëta duke bërë shyqrjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.





