- Reklama -

Një mësuese goditet me thikë nga nxënësi i saj në Gjermani, i dyshuari raportohet se është nga Kosova

Një mësuese është sulmuar me thikë në një shkollë profesionale në Esen, në perëndim të Gjermanisë. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi i dyshuar – nxënës në këtë shkollë – është nga Kosova.

Mësuesja ka pësuar lëndime të rënda në stomak, por sipas autoriteteve është jashtë rrezikut për jetë.

- Reklama -

Nuk ka persona të tjerë të plagosur në shkollë dhe hetuesit besojnë se mësuesja u shënjestrua qëllimshëm.

Mediat në Gjermani raportuan se sulmuesi i dyshuar, 17-vjeçar, iku nga shkolla pasi sulmoi mësuesen. Ai më pas u lokalizua nga policia në një park.

Teksa policia iu afrua që ta arrestonte, sipas Dpa dhe Bild, i dyshuari vrapoi drejt tyre me thikë në duar dhe policia e qëlloi me armë zjarri.

Sulmuesi i dyshuar është duke u trajtuar në spital pas plagëve të marra.

Në shkollën profesionale në Esen janë parë numër i madh i policisë, përfshirë edhe të njësive speciale.

Një zëdhënës i qytetit tha se shkolla profesionale ka rreth 1.780 nxënës.

Sipas ueb-faqes së shkollës, ky institucion ofron kurse për fushën e ushqimit dhe ekonomisë shtëpiake, si dhe të kujdesit shëndetësor./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort