Një lajm i mirë për Rahovecin-MZHR përkrah projektin për trajtimin e qendrës së qytetit
Projekti për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit, afër Shtëpisë Kulturës, ka marrë përkrahjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me 75.000 €.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi është shprehur se ky projekt do të rris cilësinë për qytetarët e Rahovecit, të cilët do ta kenë një vend më shumë ku do të takohen më njëri-tjetrin dhe të jenë më aktivë fizikisht, duke shpenzuar kohën në mjedis të jashtëm.
“Është një sukses i madh i Komunës së Rahovecit, e cila ka shpjeguar arsyeshmërinë dhe rëndësinë e projektit dhe ka bërë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Tani është koha që të vazhdojmë pa humbur kohë, në mënyrë që projekti të kalojë procedurat e të realizohet sa më shpejtë që është e mundshme. Me këtë rast, falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ministrin, z. Fikrim Damka, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Komunës dhe qytetarëve të Rahovecit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.
Lajmin mund ta gjeni të publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të komunës, në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/…/ nje-lajm-i-mire-per-rahovecin. ../