LAJME

Një kosovar dhe një serb futen ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia

Një kosovar dhe një serb futen ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2023, 09:32

Një I dyshuar i nacionalitetit kosovar dhe serb janë ndaluar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për shmangien e pike kalimeve të rregullta kufitare me veturë.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari kosovar po ngiste një veturë me targa të Serbisë, teksa pasagjer me të ishte i dyshuari tjetër.

“Uglare  17.09.2023 – 16:10. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, prokurori i shtetit ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika