Gjatë verës, kur çmimi i një kilogrami speca shitej rreth 90 centë, askush se kishte menduar se pas disa muajve do të shumëfishohej. Tash, ka raste kur çmimi është pothuajse i njëjtë më atë të mishit.
Në disa markete të vendit, një kilogram speca po shitet deri në 8 euro.
Për këtë çmim, janë ngritur dyshime. Nga marketet thonë se kur po furnizohen në Fushë Kosovë, me shumicë ua shesin 6.5 euro kilogramin e specave. Por, nëse u kërkojnë faturë, çmimi aty iu figuron 2 euro për kilogram.





