Një kapitull i rëndësishëm në historinë e arsimit në Hoçë të Qytetit të Prizrenit është mbyllur sot me pensionimin e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, Milaim Shala, pas plot 42 vitesh përkushtim në edukimin e gjeneratave të reja.
Në një ceremoni të organizuar më 20 qershor në SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit, shkolla ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, u vlerësua puna dhe kontributi i profesorit Shala, në një ditë të veçantë që përkoi edhe me ditëlindjen e tij.
Milaim Shala lindi më 22 qershor 1960 në Hoçë të Qytetit. Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm dhe të lartë e kreu në Prizren, ku diplomoi në Akademinë Pedagogjike, Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Fakultetin e Edukimit, me specializim në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.





