LAJME

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në Turqi pasi një teleferik përplaset në një shtyllë

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në Turqi pasi një teleferik përplaset në një shtyllë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2024, 11:43

Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar të premten, kur një teleferik në Turqinë jugore goditi një shtyllë dhe u hap, duke bërë që pasagjerët të bien në malin poshtë, kanë bërë të ditur zyrtarët dhe mediat lokale.

Dhjetëra njerëz të tjerë mbetën të bllokuar deri në orët e vona të natës pasi i gjithë sistemi i teleferikut u ndal, raporton AP.

Dy fëmijë ishin mes të lënduarve në aksidentin në teleferikun “Tunektepe” pak jashtë qytetit të Antalias rreth orës 18:00, ka bërë të ditur agjencia shtetërore Anadolu.

Agjencia e ka identifikuar të vdekurin si një burrë turk 54-vjeçar, derisa të lënduarit ishin edhe gjashtë qytetarë të tjerë turq.

Pesë nga të plagosurit u larguan nga mali me helikopter dhe përpjekjet vazhduan për të larguar dy personat e tjerë të lënduar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, tre orë pas aksidentit.

Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 160 reagues të parë, duke përfshirë ekuipazhet ajrore nga Rojet Bregdetare dhe ekipet e alpinizmit nga pjesë të ndryshme të Turqisë.

Rreth 184 pasagjerë të tjerë u bllokuan në 25 teleferikë të tjerë dhjetëra metra mbi tokë, ndërsa inxhinierët po përpiqeshin të rinisnin sistemin, ka thënë në një deklaratë kryetari i bashkisë së Antalias Muhittin Bocek.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika