VENDI Një i vdekur, 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - March 7, 2022 0 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës. Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508. Në total numri i rasteve aktive është 1.021. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB