LAJME

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2024, 20:17

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe, në komunën e Rahovecit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore dhe është iniciuar rast – hetim i vdekjes.

“Atë që mund të ju konfirmoj është se sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes” – tha Elezaj.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./kallxo.com/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika