LAJME

Një i mitur në Dragash shoqërohet në Polici pasi veshi bluzë me përmbajtje nacionaliste

Një i mitur në Dragash shoqërohet në Polici pasi veshi bluzë me përmbajtje nacionaliste
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2025, 10:39

Në Dragash një i mitur është shoqëruar në Polici, pasi gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit kishte veshur një bluzë me përmbajtje nacionaliste serbe.

I dyshuari, pasi është shoqëruar në Polici në prani të avokatit të tij në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Në Polici rasti është iniciuar për – nxitje e përçarjes dhe mos durimit.

“Gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit në prezencë të një mase të madhe të pjesëmarrëseve është identifikuar i dyshuari i mitur, i cili kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në prani të avokatit në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në Raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika