LAJME

Një i lënduar nga aksidenti në Duhël të Suharekës

Një i lënduar nga aksidenti në Duhël të Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Gusht 2022, 20:19

Një person është lënduar sot në autostradën “Ibrahim Rugova, në Duhël të Suharekës, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe kamioni.

Këtë e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:10 në autostradën” Ibrahim Rugova në kilometrin e  34-të, Suharekë-Duhël është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion”.

“Një person është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika