LAJME

Një i lënduar e 20 vetura të përfshira nga zjarri afër Aeroportit të Prishtinës

Një i lënduar e 20 vetura të përfshira nga zjarri afër Aeroportit të Prishtinës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2024, 08:39

Një person është lënduar, 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi janë përfshirë nga zjarri, si pasojë e një zjarri në afër të Aerportit të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës”- tha Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se personi i lënduar  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit.

Sipas saj, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika