LAJME

Një i dyshuar në Prizren arrestohet për vjedhje të 11500 eurove dhe dokumentave të viktimës

Një i dyshuar në Prizren arrestohet për vjedhje të 11500 eurove dhe dokumentave të viktimës
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2024, 17:24

Ditën e enjte Stacioni Policor ” Prizren”, ka pranuar informacionin për një rast “vjedhje e rëndë”, më saktësisht në rrugën e ”Jonit”, njofton zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Viktima ka kontaktuar me ekipin e patrullës në vendin e ngjarjes, ku ka deklaruar se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe të holla të gatshme në vlerë prej 11500 Euro.

Hetuesit e stacionit kanë ndërmarr veprime taktike-operative në terren, ku është identifikuari tanimë i dyshuari(E.B 21 vjeç), ky i fundit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Për këtë rast janë gjetur edhe prova kryesore si portofoli dhe disa prova të tjera.

Pas përfundimit të procedurave të para hetimore, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për të dyshuarin me kohëzgjatje prej 48 orë, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika