LAJME

Një i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

Një i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2023, 09:41

Një i burgosur është sulmuar fizikisht nga pesë të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës.

Policia ka bërë të ditur të shtunën se rasti është nën hetime.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika