Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i burgosur tjetër.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se viktima të hënën rreth orës 12:15, është ankuar te mjeku kujdestar se është dhunuar nga një i burgosur tjetër para më shumë se një muaji.
“Mjeku kujdestar ka bërë ekzaminimet përkatëse dhe nuk ka vërejtur shenja të dhunës seksuale. Megjithatë, bazuar në Praktikat Standarde të Veprimit të DSHB për këto raste, është kërkuar dhe është duke vazhduar trajtimi psikologjik dhe psikiatrik i tij”, thuhet në njoftimin për media.





