LAJME

Një i arrestuar në Suharekë arratiset nga Policia pasi u dërgua për trajtim mjekësor

Një i arrestuar në Suharekë arratiset nga Policia pasi u dërgua për trajtim mjekësor
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2026, 10:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor është arratisurit.

Sipas Policisë, i dyshuari, më 20.07.2026 ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar. Policia thot se nuk ende informacione për vendndodhjen e tij.

Lidhur me rastin, autoritetet sqaruan se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

Ndërsa, Policia theksoi se ky rast është nën hetime të mëtutjeshme.

“Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më 21.07.2026.