Pas një mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas në një familje në Rahovec, një 44-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se gruaja iu vërsul burrit duke e goditur me taka.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur e dyshuara, gruaja e tij 30-vjeçare e ka rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete.
Sinjali mëson se motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë momentale që eskaloi deri në atë pikë sa gruaja iu vërsul burrit duke e sulmuar me taka. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.





