Në kuadër të projektit “Një fundvit plotë drita”, Policia e Kosovës ka përgatitur dhurata për fëmijët të cilat do të shpërndahen si pjesë e një iniciative për të sjellë gëzim dhe përkrahje gjatë periudhës festive.
Sot, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha Drejtorit Rajonale Policore do të shpërndahen dhurata te fëmijët e policëve të rënë në detyrë, në Hendikos, Sos Fshat, fëmijëve më autizëm, me Sindrom Down, në spitale, e tek të gjitha komunitetet.





