LAJME

Një e moshuar serbe gjendet e vdekur në lumin Ibër, në Zubin Potok

Një e moshuar serbe gjendet e vdekur në lumin Ibër, në Zubin Potok
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2023, 15:16

Një grua serbe e moshës mbi 80-vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i cili tregoi se mbrëmë familjarët e saj e paraqitën zhdukjen e saj në polici.

Dyshimet se ajo kishte rënë në lumë ishin për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, pranë lumit.

Policia që mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas ora 10:30, u gjet trupi i saj.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika