LAJME

Një drenushë vritet me armë zjarri në rrugën mes Dragashit dhe Restelicës

Një drenushë vritet me armë zjarri në rrugën mes Dragashit dhe Restelicës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2020, 14:05

Kafshët e rralla po vazhdon të vriten në Kosovë nga dora e njeriut.

Kështu duke ia pamundësuar mbijetesën dhe ruajtjen e species.

Një e tillë u vra edhe sot nga arma e zjarrit.

Drenusha e vrarë në rrugën mes Dragashit dhe Restelicës në afërsi të Maleve të Sharrit u gjet nga fotografi Blerim Bytyçi, i cili ka sjellur pamjet nga ky akt makabër.

Bytyçi, i cili është edhe kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Exploring” i tha Klanit se kafsha është vrarë nga arma e zjarrit.

“Deri tash ishim me Policinë e Kosovës. U konstatua që Drenusha u vra nga arma e zjarrit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika