LAJME

Një drejtor i shkollës e bën për spital nxënësin në Suharekë

Një drejtor i shkollës e bën për spital nxënësin në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2021, 09:44

Një drejtor i një shkolle në Suharekë është arrestuar e pastaj është liruar pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur të martën.

Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika