Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 17 gusht, një ditë para takimit të dy liderëve në Bruksel.
Kështu bëhet e ditur në njoftimet e NATO-s lidhur me këto dy takime, raporton Telegrafi.
Pas këtyre dy takimeve të shefit të NATO-s, me Kurtin dhe Vuçiqin do të ketë edhe konferencë për media.







