LAJME

Një delegacion i veteranëve nga Mbretëria a Bashkuar vizituan shtëpinë muze të heroit, Skender Rexhepi

Një delegacion i veteranëve nga Mbretëria a Bashkuar vizituan shtëpinë muze të heroit, Skender Rexhepi
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2024, 00:02

Pasditen e djeshme 30 veteranë dhe një gjeneral nga Mbretëria e Bashkuar, së bashku me atasheun e mbrojtjes në Ambasaden e Kosovës në Londër, kolonel Agron Bajrami, kanë qëndruar për vizitë në Rahovec, në shtëpinë muze të heroit, Skender Rexhepi.

Përveç babit të dëshmorit dhe familjarëve të pranishmit i priti edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili informoi për jetën dhe veprën e heroit, Skender Rexhepi.

Ndryshe, Skënder Rexhepi ra për të mos vdekur kurr më 21 janar 1999 në Fortes ( ish Bellacerkë) ,së bashku me luftetarin e orëve të para Fitim Durakun-Fita ,ashtu siq bien trimat shqiptarë në fushën e nderit në përleshje më forcat armike.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika