Nancy dhe Jack Barnes, sot ishin dy vizitorët e veçantë në Shkollën FIllore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren.
Ata ishin të mahnitur me nxënësit, infrastrukturen shkollore dhe diciplinën në këtë shkollë, ku sipas tyre është ndër më të veçantat që ata kanë parë.
“Një vizitë e përzemërt në shkollën tonë nga dy qytetarë amerikan, Nancy dhe Jack Barnes.
Që të dy janë vizitues të shumë vendeve të botës dhe ndanë sot me nxënësit tanë përvojat e tyre.
Ata ishin shumë të kënaqur me mikpritjen e ngrohtë nga drejtori i shkollës Msc. Rrahim Bekteshi, arsimtarët, nxënësit dhe stafi i shkollës në përgjithësi.
Nuk i kursyen lëvdatat e tyre për nxënësit tanë, infrastrukturen shkollore dhe diciplinën, e cila sipas tyre është ndër më të veçantat që ata kanë parë.”