LAJME

Një 56 vjeçar dyshohet se e mbyti rryma në fshatin Milaj të Hasit

Një 56 vjeçar dyshohet se e mbyti rryma në fshatin Milaj të Hasit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2023, 19:20

Mbrëm rreth orës 20:30 minuta ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Milaj të Prizrenit. Një burrë i moshës 56-vjeçare është gjetur i vdekur dhe po dyshohet se atë e ka mbytur rryma.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dje me datë 13.04.2023 ,rreth orës 20:30 eshte raportuar se ne një fushë në fshatin Milaj nje person i moshës 56 vjeqare dyshohet se eshte godit nga rryma.

Policia bashke me emergjencën kane shkuar ne vendngjarje,  nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij.

Me urdher te prokuroit pasi që është kryer kqyrja e vendit te ngjarjes, trupi I pa I jetë është dërguar ne institutin mjekësis ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Bytyqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika