LAJME

Një 33 vjeçar në Kosovë përpin telefonin, mjekët ia largojnë me rrugë endoskopike

Një 33 vjeçar në Kosovë përpin telefonin, mjekët ia largojnë me rrugë endoskopike
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2021, 07:56

Një 33 vjeçar ka përpirë telefonin, ndërsa mjekët në Kosovë kanë arritur t’ia largojnë telefonin e ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.

Rastin e ka bërë të ditur mjeku, gastrologu Skender Telaku, përmes një postimi në Facebook.

“NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU

Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjese. Pa komplikime”, shkruan Telaku. /Telegrafi/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika