Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 28 dhjetor 2021, në fshatin Korishë, në orët e hershme të mëngjesit policia ka pranuar një informacion për një rast kanosje, gjatë ndalimit të personit të dyshimtë M.R i lindur në vitin 1992, hetuesit kanë gjetur se i dyshimti me rastin e kanosjes ishte në posedim të armës dhe ne cilësinë e dyshimtë të provës materiale është sekuestruar arma e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 13 fishek.
Një 29-vjeçar në Korishë arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje

Hetuesit policore duke vazhduar me hetime profesionale kanë arritur të gjejnë se i dyshimti është në posedim edhe të armëve tjera për çka është realizuar një urdhër kontroll dhe janë gjetur armët: një pushke gjahu HATSAN, prodhim turk, një pushke gjahu Ataarms, prodhim turk, njëqind e nëntëdhjete ( 190) fishekë te kalibrave te ndryshëm, dy karikatorë te pushkës dhe një karikator i pistoletës.Me aktvendim të prokurorit i dyshimti është në mbajte në afat prej 48 orë, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

