Brenda emergjencës kanë bërë me dije se 20-vjecarja ishte dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).
Fillimisht stafi mjekësor i QKMF-së i ka ofruar ndihmën e parë viktimës dhe e njëjta më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.





