LAJME

Një 17 vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë në Zhur 

Një 17 vjeçarit i sekuestrohet një pistoletë në Zhur 
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Janar 2024, 16:53

Policia në Prizren ka bërë të ditur sot se sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit përmes rrugëve operative ka pranuar një informacion  se një person i dyshuar, i mitur,  posedon armë zjarri të paligjshme.

Me datë 17.01.2024, rreth orës 13:00, në  koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, Prizren, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

-Një Pistoletë Ekol-99 me një karikator të zbrazët.

Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari (S.A. 17 vjeç)  lirohet në procedurë të rregullt.

Në të këtë rast është sekuestruara arma dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika