Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur, para tre ditësh (3 gusht) rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin.
Gazeta malazeze Vijesti, ka raportuar sot lidhur me ngjarjen tragjike. Sipas kësaj gazete, ekipi mjekësor i urgjencës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka provuar reanimimin, por pa rezultat.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit të 12-vjeçarit.





