Kampionati i Kosovës në automobilizëm ka vazhduar këtë të dielë me garën në disiplinën e
kartingut, e cila u zhvillua në pistën “F1 Go Kart” në Gjilan.
Pjesëmarrësit në garë, shumica prej të cilëve shumë të rinj, e dhanë maksimumin dhe njëkohësisht e
treguan pasionin për këtë sport, duke dëshmuar se janë e ardhmja e automobilizmit kosovar.
Rion Tytynxhiu në Klasën 12, Gëzim Hoti në Klasën 13 dhe Jon Doda në Klasën 14 patën paraqitjet më të
mira, por edhe garuesit tjerë nuk mbetën shumë prapa tyre.






