LAJME

Nisma zhvilloi në Prizren takimin përmbyllës të fushatës elektorale

Nisma zhvilloi në Prizren takimin përmbyllës të fushatës elektorale
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2025, 19:03

Drejtues të Nismës Socialdemokrate, zhvilluan në Prizren takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

 

Në këtë tubim, kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, rikujtoi se gjatë katër viteve të ardhshme,  Prizreni e meriton ta ketë kryetare, Albulena Balaj Halimajn. E kjo e fundit, kërkoi votën e prizrenasve,duke qenë e bindur se me të, kësaj komune do t’i kthehet shpresa.

Nisma Socialdemokrate  në Prizren zhvilloi një nga tubimet përmbyllëse të fushatës zgjedhore. Me mesazhin për më shumë mobilizim të votuesve e përkrahësve të saj, drejtues të kësaj partie, thanë se Prizrenit i duhet ndryshimi i madh.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Lumaj, tha se me 12 tetor qytetarët e Prizrenit duhet t’i japin mbështetje vizionit të partisë që ai udhëheq.

“Me 12 inkurajojmë qytetarët e Prizrenit ,a do të vazhdojnë të humbin edhe nja 7-8 vjet ose 10  siç i kemi humbur fatkeqësisht shumë vite këtu në Prizren a po do të futemi dhe do ti japim besimin një grupi që kemi  djem e vajza gra e burra në krye me një zonjë të nderuar e cila do ta qon në një hap tjetër të emancipimit zhvillimit kulturor ekonomik qytetit të Prizrenit” , tha Limaj.

E për ta parë ndryshimin e komunës të bëhet realitet, Albulena Balaj Halimaj,  kandidate për kryetare te Prizrenit nga ky subjekt politik, kërkoi përkrahjen e qytetarëve me 12 tetor.

“Me 12 tetor ndërrojeni kanalin kthene kah Albulena sepse kur Prizreni kthehet kah Albulena kthehet kah shpresa kthehet kah ndershmëria dhe kthehet kah njerëzit” , tha Albulena Balaj Halimaj.

Me këtë aktivitet zgjedhor, Nisma Socialdemokrate në Prizren u jep fund tubimeve të mëdha, për të zhvilluar deri me 12 tetor, në ditët e mbetura të fushatës, vetëm takime në grupe më të vogla me qytetarë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika