Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.
Pas vendimit, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar të reagojnë në rrjetin social Facebook.
- Reklama -
Fitim Uka, Arbërie Nagavci, Yllka Hoti dhe Agon Batusha janë disa nga deputetët që kanë reaguar lidhur me këtë vendim.
“Po thonë që po vjen dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë për qind”, ka shkruar Uka në Facebook.
- Reklama -