LAJME

Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës së Kulturës në Mamushë

Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës së Kulturës në Mamushë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2025, 20:55

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e Qendrës së Kulturës në Mamushë.

Ministri Çeku ka thënë se projekti ka vlerë 1.7 milion euro, dhe se pas realizimit kjo qendër do të ofroj mundësi të reja dhe kushte të dinjitetshme për artistët dhe publikun artdashës.

“Projekti me vlerë prej 1.7 milion euro, është një tjetër hap i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës kulturore në vend”, ka thënë Ministri Çeku në “Facebook”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika