LAJME

Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID-19

Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 12:55

Në sallën 1 tetori në Prishtinë tashmë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid e cila mbrëmë ka arritur në Kosovë.

Qytetarët kanë nisur të vijnë dhe të interesohen për marrjen e vaksinave.

Xhevdet Lekaj i cili erdhi për të marr vaksinën organizmin e konsideroi jo të mirë pasi tha se nuk ka marr asnjë informacion përkundër që erdhi deri këtu.

Në sallën “1 tetori” tashmë erdhi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektivë, Izet Sadiku i cili tha se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësor të kësaj klinike të filloj nesër, po në klinikën infektive.

Ai tha se aktualisht në këtë klinik janë të mbushura kapacitete spitalore në këtë klinik.

Nga salla “1 tetori” është parë duke dalë edhe doktoresha nga OBSH, Isme Humolli. Ajo nuk pranoi nuk pranoi të jap detaje rreth çështjes së vaksinimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika