Home LAJME Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google, 25 mijë qytetarë deri tani nënshkruan peticionin

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google, 25 mijë qytetarë deri tani nënshkruan peticionin

0
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe nga Google, 25 mijë qytetarë deri tani nënshkruan peticionin

Mbi 25 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin ku kërkohet nga Google që gjuha shqipe të mos jetë e penalizuar, dhe kësisoj të jetë e përfshirë në Google Ads dhe Google Adsense.

Nismëtari i këtij peticoni është Elton Heta, i cili me profesion është programer, e ka quajtur lajm fantastik arritjen e këtyre nënshkrimeve, duke njoftuar se Google Ads ka nisur lëvizjet e para për përfshirjen e gjuhës shqipe.

Në platformën LinkedIn, Heta ka kërkuar sërish mbështetjen nga qytetarët për peticionin, transmeton Telegrafi.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik nga Google Ads, ku unë më 6 maj 2022 nisa një peticion për njohjen e gjuhës shqipe dhe që ka tejkaluar shifrën prej 25 mijë personave që e kanë plotësuar. Google Ads ka nisur lëvizjet për ta bërë të mundur këtë në një moment tjetër duke shtuar Kosovën në listën e shteteve që mund të verifikojnë llogaritë e tyre”, shkruan Heta.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe përfitimet që do të jenë nga përfshirja e gjuhës Shqipe në Google Ads dhe Google Adsense.

Peticioni vazhdon të jetë i hapur, qytetarët mund ta plotësojnë duke klikuar mbi këtë link.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here