LAJME

Nisin hetimet pas pretendimeve të Bislimit se u kërcënua nga Tahiri

Nisin hetimet pas pretendimeve të Bislimit se u kërcënua nga Tahiri
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2022, 14:45

Prokuroria Themelore në Prishtina ka nisur të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me pretendimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit se është kërcënuar nga Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Prokurori i Shtetit tashmë e ka autorizuara Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e te gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore, për KOHËN.

Gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, Bislimi ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së e ka fyer dhe e ka kërcënuar atë, pasi ishte ndalë mikrofoni.

“Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu. Pasi e mbylli mikrofonin, m’u drejtua mua me një sërë kërcënimesh që i shoqëroi me të shara e fyerje ndaj meje. Kërkoj nga Prokuroria të marrë masa”, ka thënë Bislimi.

Por Tahiri e akuzoi Bislimin se po flet të pavërteta për shkak se janë “në një zor të madh”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika