Sot është dita kur akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit evropian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.
Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Në natën e së shtunës, 26 tetor dhe të dielës, 27 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.
Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2025. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

