LAJME

Nisen haxhilerët nga komuna e Prizrenit për në Haxh – Mekkë

Nisen haxhilerët nga komuna e Prizrenit për në Haxh – Mekkë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2023, 15:49

Të dielën është bërë udhëtimi për në Haxh – Mekkë i haxhinjve të rinj nga komuna e Prizrenit.

Ceremonia e duasë së haxhinjve është mbajtur në xhaminë ”Gazi Mehmet Pasha – Bajraklia”, ndërsa nisja me autobus është bërë nga Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit.

Imami dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, ka publikuar një video në rrjetin e tij social në Facebook, nga përcjellja e haxhinjve të Prizrenit prej xhamisë së Bajraklisë për në Mekkë.

”Xhamia e Bajraklisë gjatë përcjelljes së haxhinjve të Prizrenit. Allahu ua pranoftë të gjithëve!”, ka shkruar ai./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika