- Reklama -

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit për zgjerimin e rrugës e cila do të fillojë këtu, nga lidhja për në Shipkovicë e deri tek tuneli që do lidhur rrugën e Prizrenit me anën tjetër, atë të Kosovës. Edhe pse kohë më parë u paralajmërua se këtë rrugë do e zgjeroj dhe asfaltoj komuna me mjetet e veta, e njëjta, tashmë ka hyrë në procedurë buxhetore të Qeverisë së RMV-së, konkretisht të drejtorisë së rrugëve e cila tashmë pas projektimit, pritet të fillojë edhe me punimet rreth asfaltimit dhe zgjerimit të saj.

Sipas kreut të komunës së Tetovës Bilall Kasami, pjesa më e madhe e tokave ku do bëhet zgjerimi i rrugës janë pronë e shtetit, ndërsa një pjesë e vogël e tyre, do të shpronësohet, pas çka edhe do fillojnë punët për projektimin e tunelit në pjesën e vendit tonë.

- Reklama -

“Ne si komunë tashmë kemi marrë edhe disa hapa në drejtim të përcaktimit të trasesë së rrugës, sidomos në bai pasin që duhet bë në fshatin Shipkovicë, ku tashmë është caktuar edhe traseja e rrugës ku pjesa më e madhe është rrugë në pronë të shtetit që do lehtësoj procesin e shpronësimit. Punohet intensivisht në këtë drejtim dhe brenda këtij viti ajo që pritet të kemi duhet të jenë projektet për ndërtimin e segmentit të rrugës një pjesë rrugë e re dhe tjetra zgjerim i rrugës ekzistuese nga dalja e rrugës për në kodër të Diellit për në fshatin Shipkovicë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Sipas Kasamit, tashmë grupet e punës së të dy shteteve kanë nisur punimet edhe për projektimin e tunelit. Ai tha se pjesa tjetër që është po aq e rëndësishme, ka të bëj me segmentin nga Tetova deri në hyrje të tunelit, që është obligim i Qeverisë dhe projektimi i kësaj rruge është futur në programin e rrugëve për vitin 2025. Rruga Tetovë Prizren do të kushtojë 200 milion euro edhe gjysmat e parave nga kjo rrugë duhet të paguhen nga Republika e Kosovës edhe gjysma nga Republika e Maqedonisë së Veriut./Alsat.mk

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort