LAJME

Nis zbatimi i Urdhrit ndalues për pasurinë e Radoiçiqit në veri

Nis zbatimi i Urdhrit ndalues për pasurinë e Radoiçiqit në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2024, 17:44

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin Banjska.

Ajo ka shkruar në Facebook të mërkurën se nëpërmjet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, ka nisur identifikimi i pasurive të përmendura, përfshirë vilën që u tha se i takonte Milan Radoiçiqit, prijës i sulmit në Banjskë të Zveçanit.

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka deklaruar Haxhiu.
Vitin e kaluar, Policia e Kosovës pati kryer bastisje në vilën e Radoiçiqit në Liqenin e Ujmanit, duke i sekuestruar disa automjete, një barkë, pllaka antiplumb, rreth 5 kilogramë argjend dhe një numër pajisjesh elektronike.

Ishte propozuar që vila e Radoiçiqit të shfrytëzohet si bazë e Policisë së Kosovës në veri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika