I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka hyrë në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Fillimisht, vizitën e tij në vend, Sorensen e nisi me një takim me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas takimit me Kurtin, Sorensen nuk është deklaruar për media dhe ka vazhduar direkt në Presidencë.





