LAJME

Nis takimi Osmani-Escobar

Nis takimi Osmani-Escobar
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2024, 10:16

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku është pritur në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Escobar vije në Kosovë këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit të dielën.

Po ashtu, është paralajmëruar konferencë për media pas takimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika