LAJME

Nis takimi Lajçak-Bislimi-Petkoviq

Nis takimi Lajçak-Bislimi-Petkoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2022, 16:24

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkroi në Twitter se ka nisur takimi në Bruksel me negociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq.

Ai tha të mërkurën se po shpreson sinqerisht që do të gjendet një zgjidhje për ta depërshkallëzuar tensionet, derisa shtoi se shpreson të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Bisedimet po vazhdojnë”, ka shkruar ai.

Takimi po zhvillohet dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka fajësuar sidomos Kosovën për mosarritje të marrëveshjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika