LAJME

Nis shpërndarja falas e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut

Nis shpërndarja falas e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2022, 10:14

Në minierat e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës ka nisur shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e kësaj korporata.

Secilit prej tyre do t’i ofrohen 8 – 10 tonë thëngjill si dhuratë, madje edhe për ata që kanë arritur pensionimin.

Vendimi është marrë ditë më parë, pas 4 vjetësh pezullimi.

“Sot filloi shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut. Urime, ta shpenzoni më të mira në familjet tuaja”, shkruan në faqen e sindikatës së KEK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika