Home LAJME Nis sezoni i gjuetisë në Kosovë – Në Prizreni është ende e ndaluar për shkak të një lënde gjyqësore

Nis sezoni i gjuetisë në Kosovë – Në Prizreni është ende e ndaluar për shkak të një lënde gjyqësore

0
Nis sezoni i gjuetisë në Kosovë – Në Prizreni është ende e ndaluar për shkak të një lënde gjyqësore

Sezoni i gjuetisë për disa lloje të kafshëve të egra është hapur zyrtarisht këtë fundjavë në Kosovë, mirëpo në Komunën e Prizrenit gjuetia mbetet e ndaluar.

Arsyeja është një lëndë që vazhdon të trajtohet në gjykatë dhe që lidhet me menaxhimin e territorit të vendgjuetisë në këtë komunë. Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, konfirmoi për TV Prizrenin se për momentin nuk lejohet gjuetia në territorin e komunës.

“Ende lënda është në Gjykatë dhe nuk lejohet të zhvillohet aktiviteti i gjuetisë në Prizren”, deklaroi Bytyqi.

Ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bëhet e ditur se 25 zona të Kosovës kanë përmbushur kushtet për hapjen e sezonit të gjuetisë.

Sipas zyrtarëve të ministrisë, çdo vendgjueti duhet të ketë të miratuar planin 10-vjeçar të menaxhimit, një plan vjetor të aprovuar nga komuna përkatëse, si dhe të sigurojë që të gjithë gjuetarët të jenë të certifikuar, sipas legjislacionit në fuqi.
Ndryshe, sezoni i gjuetisë 2025/2026 ka nisur sot nga Stallova e Malësisë së Gollakut, ku janë bashkuar gjuetarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Foto: Shoqata e Gjahtarëve Gollaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here