Nis seanca për formimin e Qeverisë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Nis seanca për formimin e Qeverisë

Më shumë se tri orë pas seancës konstituive, në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për formimin e Qeverisë.

Seanca nisi në orën 21:15. Në sallë plenare janë të pranishëm 116 deputetë.

Seanca për formimin e Qeverisë u hap nga kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë.

Në seancë konstituive, LVV-ja nuk pati votat e partive opozitare për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit.

Mirëpo, me 57 vota të deputetëve të saj dhe të partive joshumicë joserbe, e zgjodhi Haxhiun kryeparlamentare. Ajo mori 66 vota për t’u bërë kryeparlamentare, 44 deputetë i dolën kundër dhe tetë abstenuan.

Me të njëjtat vota sa mori Haxhiu, Kurti mund ta formojë edhe Qeverinë pasi që kërkohen minimalisht 61.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika