Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes, në seancë janë të pranishëm edhe familjarët e të të pandehurve.Prokuroria Speciale e Kosovës në shkurt të 2025-së ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për veprën penale – spiunazh.
Bedri Shabani e Muharrem Qerimi dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.
Ata akuzohen se këto informacione i transmetuan edhe përmes telefonave dhe e-mail-eve.
Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale – spiunazhi, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale – armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/